Agjencia Norvegjeze e Dixhitalizimit (Digdir) ka konfirmuar për rrjetin Faytuks Network se platforma ID-porten është goditur nga një sulm kibernetik i llojit DDoS.
Ky sistem shërben si mjeti kryesor kombëtar përmes të cilit qytetarët norvegjezë identifikohen dhe hyjnë në shërbimet publike digjitale, dhe tani është bërë objektiv i sulmit.
Të lidhura
None found
Sulmet e tipit Distributed Denial of Service (DDoS) kanë për qëllim të mbingarkojnë serverat ose sistemet me një vërshim kërkesash, duke e bërë të vështirë ose të pamundur aksesin e përdoruesve të rregullt në shërbimet online.








