E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të Polonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar nga Varshava se Aleanca Atlantike do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak, pas rënies së raketave ruse në juglindje të Polonisë.

Rutte e cilësoi ngjarjen si një incident të rrezikshëm, të lidhur pa dyshim me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Kreu i NATO-s bëri të ditur se kishte kontaktuar që një ditë më parë me kryeministrin polak, Donald Tusk si dhe me presidentin Karol Naërocki, për të diskutuar zhvillimet.

“Polonia është një aleat i fortë. Këtu keni forca të armatosura të shkëlqyera. Tani duhet të përcaktojmë me saktësi se çfarë ka ndodhur”, deklaroi Rutte.

Reklamë

Ai shtoi se komandanti i forcave të NATO-s në Europë do të bëjë gjithçka për të identifikuar dobësitë e mundshme në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës.

Sipas Rutte, ky vlerësim do të shërbejë për të përcaktuar nëse janë të nevojshme ndryshime në mekanizmat e mbrojtjes, me qëllim garantimin e sigurisë së vendeve anëtare.

“Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak”, theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.