“Mirënjohje për secilin prej jush”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas largimit të babait drejt Hagës
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe kanë treguar solidaritet në këto ditë të vështira.
Përmes një mesazhi falenderues, Altin Krasniqi, ka vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e marrë nga qytetarët dhe të gjithë ata që janë solidarizuar me ta.
“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Falenderimi vjen pas ditëve të vështira për familjen Krasniqi, ndërsa kjo e fundit ka vlerësuar çdo mesazh, gjest dhe mbështetje të marrë gjatë kësaj periudhe.
Jakup Krasniqi është larguar të shtunën nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas përfundimit të vizitës katërditore pranë familjes.
Nën masa të rrepta sigurie, ai është përcjellë drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë, ku mbahet në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
Largimi i tij është shoqëruar me emocione, lot dhe përqafime. Djali dhe vajza e tij e kanë përshëndetur te dera e shtëpisë, ndërsa familjarët e tjerë e kanë përcjellë nga ballkoni.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi ka kaluar kohë me familjen, nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Kurti dhe liderët e rajonit mblidhen në Bruksel, kreu i Parlamentit serb nuk merr pjesë
85 gra në Norvegji u mashtruan për 750 mijë euro, policia norvegjeze heton rrjetin që drejtohej nga Kosova
“Qëndro i fortë baca Jakup”, qytetarët përshëndesin Krasniqin teksa niset për në Hagë (VIDEO)
- 17:57 Ministri britanik i Mbrojtjes pritet nga Zelensky në Kiev: Putin, “vrasës gjakftohtë”
- 17:46 Sisteme elektronike dhe raketa, Greqia negocion marrëveshje të reja armësh me Izraelin
- 17:43 Atentat në Mal të Zi, vritet në Cetinjë pjesëtari i dyshuar i klanit kriminal “Skaljari”
- 17:37 Zelensky këmbëngul për NATO-n, zbulon edhe mesazhin e Trump për liderët europianë
- 17:04 Ndahet nga jeta Paolo Bulgari, mjeshtri i bizhuterive luksoze
- 16:57 Aksident fatal në Fier, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë