Teuta është rikthyer te fitorja në Abissnet Superiore, duke mposhtur Laçin me rezultatin minimal 1-0 në përballjen e zhvilluar në “Arena Egnatia”.

Heroi i durrsakëve ishte Pedro, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 46-të, menjëherë pas rikthimit nga pushimi.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova arriti të ruante avantazhin deri në përfundim, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë rezultat, Teuta i jep fund serisë prej tri humbjesh radhazi dhe rikthehet te rezultatet pozitive, ndërsa Laçi largohet duarbosh nga Rrogozhina.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb