Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS.
Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Norvegjeze e Dixhitalizimit (Digdir) për rrjetin Faytuks Network.
Sipas raportimit, sulmi ka në shënjestër platformën ID-porten, e cila shërben si sistem kombëtar për identifikimin dhe hyrjen e qytetarëve në shërbimet publike digjitale në Norvegji.
Sulmet DDoS (Distributed Denial of Service) synojnë të mbingarkojnë një sistem ose server me një numër të madh kërkesash, duke vështirësuar ose pamundësuar aksesin e përdoruesve të ligjshëm në shërbimet online.

