E shtunë, 21 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Berati mbytet nga mbeturinat, qytetari: Pastrohet vetëm sa për sy e faqe!
Denoncime

Berati mbytet nga mbeturinat, qytetari: Pastrohet vetëm sa për sy e faqe!

Një tjetër shqetësim që lidhet me shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve urbane ka mbërritur në redaksinë e Publik.al. Këtë herë denoncimi vjen nga qyteti i Beratit, ku një qytetar ngre shqetësimin për mënyrën e parregullt të largimit të mbeturinave.

Sipas denoncimit, pastrimi i hapësirave publike nuk kryhet në mënyrë të vazhdueshme, por në intervale të rastësishme, duke krijuar, sipas qytetarit, vetëm përshtypjen se shërbimi po funksionon normalisht.

Denoncuesi vë në pikëpyetje përgjegjësinë e strukturave që merren me pastrimin e qytetit dhe kërkon që institucionet përkatëse të mos mjaftohen me ndërhyrje sporadike, por të verifikojnë nëse shërbimi po ofrohet sipas detyrimeve të përcaktuara.

“Pastrimi kryhet në mënyrë sporadike, vetëm për të krijuar përshtypjen se shërbimi po funksionon”, thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë.

Qytetari kërkon gjithashtu verifikimin e përgjegjësive të kompanisë apo strukturave përgjegjëse për pastrimin, si dhe kontrollin e zbatimit të kontratës së shërbimit. Sipas tij, nevojiten masa konkrete për të garantuar që situata të mos përsëritet.

Në denoncim theksohet se banorët e Beratit meritojnë një shërbim të rregullt dhe të vazhdueshëm, e jo ndërhyrje të përkohshme që, sipas pretendimit, bëhen vetëm për të krijuar idenë e një qyteti të pastër.

Në përfundim, qytetari kërkon një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse dhe një zgjidhje afatgjatë për problemin e mbetjeve urbane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.