Tashmë dihet që Barcelona do të afrojë me patjetër një qendërmbrojtës të sprovuar gjatë verës së ardhshme. Drejtuesit e klubit katalanas kanë zgjedhur përfundimisht Alessandro Bastoni-n.
Pavarësisht dyshimeve të trajnerit Hansi Flick i cili nuk është i sigurt nëse Bastoni do të përshtatet siç duhet në skemën e tij të preferuar me katër mbrojtës, drejtuesit e klubit katalanas kanë planifikuar takime zyrtare me përfaqësuësit e Interit dhe të vetë lojtarit, bëjnë të ditur Matteo Moretto dhe Sky Sports.
Në anën tjetër, drejtuesit e Interit janë të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mos lejuar largimin e Bastoni-t gjatë verës së ardhshme për një shifër jo më pak se 70 milionë euro.







