E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Dua një marrëveshje me Iranin që të funksionojë

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur se synimi i tij është arritja e një marrëveshjeje të përhershme me Iranin, e cila do të garantonte që Teherani të mos pajiset me armë bërthamore, pavarësisht ndryshimeve të ardhshme në administratën amerikane.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se qëndrimi i tij ndaj Iranit bazohet në faktin se Teherani ka shkelur vazhdimisht marrëveshjet e mëparshme.

“Ne bëjmë një marrëveshje dhe ditën tjetër ata e shkelin”, u shpreh presidenti amerikan, duke theksuar se çdo marrëveshje e re duhet të garantojë pengimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani.

Trump nënvizoi se kërkon një marrëveshje afatgjatë, e cila të mos mund të ndryshohet nga administratat e ardhshme amerikane.

“Ajo që po bëj është të sigurohem që, edhe nëse pas katër, 15 apo 20 vitesh kemi një president të paaftë, të ekzistojë një marrëveshje e përhershme”, deklaroi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.