Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke analizuar rezultatet, paraqitjet dhe vendimet që ndikuan në përfundimin e kësaj kampanje.

Gazetari Lavdim Pireva ka analizuar në përgjithësi kampanjën e Kosovës në Ligën e Kombeve, duke treguar arsyet që sipas tij çuan deri te rezultatet jashtë pritshmërive.


“Po besoj që deri te këto dy ndeshjet e fundit kemi qenë brenda brenda objektivave. Dy ndeshje që po besoj, minimumi është dashtë me fitu katër pikë”.

Po, nuk rezultoi ashtu, edhe pse me mungesa nuk besoj që na falet një paraqitje si kundër Izraelit ndeshjen në 'Fadil Vokrri', ku ne morëm vetëm një pikë.

“Diçka që ma ka tërheq vëmendjen është edhe kartonët e kuq që i kemi marrë në këto dy ndeshje”.

Realisht na karton të kuq deri te Lindon Emërllahu , nëse e kujtojmë atë ndeshjen me Suedinë, nuk kena pasë, jena kanë shumë të disiplinum edhe po besoj që edhe kjo ka ndiku, po në përgjithësi unë mendoj që nuk e kena arritë potencialin”, ka thënë Pireva mes tjerash.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com