Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Protesta tregoi se shumica e shqiptarëve nuk e duan këtë qeveri, revolta e detyroi Ramën të ulë kokën


Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi protestat qytetare kundër qeverisë.

Paloka tha se protesta tregoi se shumica e shqiptarëve nuk e do këtë qeveri.

 

Më tej, Paloka theksoi se Ramën e trembi revolta e studentëve dhe e qytetarëve, duke shtuar se kryeministri e ‘uli kokën’.

“Protesta tregoi për disa momente së paku, konfirmoi atë që kam këmbëngulur me vite me radhë: Edi Rama e ul kokën vetëm me forcë, e kjo u tregua kur protesta ishte më e fortë. Kur revolta e qytetarëve ishte e madhe, Rama uli kokën dhe u tremb. Kulmi ishte kur protesta kaloi nga flamingot tek studentët, të rinj e qytetarë. Ato ditë kur rinia i tregoi forcën Ramës, kryeministri e ul kokën.

Nëse protesta do vazhdonte e fuqishme, Rama do falimentonte. Është e vërtetë që protestat kanë ulje-ngritje. Protesta duhet të kishte një lloj menaxhimi, unë kam thënë se protesta ka nevojë për organizim. Revolta ndaj qeverisë tashmë ka përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë. Protesta tregoi se këtë qeveri e urrejnë shumica e shqiptarëve. PD ka pasur rol kryesor në tubime”, tha Paloka.