• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

by A. Q
21/11/2026 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Arben Meçe thotë se Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj, tanimë janë pozicionuar dhe po godasin Partinë Socialiste.

Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Meçe u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, kërkonte të tërhiqte kryeministrin Edi Rama në fushë betejën e tij, por kreu i qeverisë nuk ra në kurthin e tij.

Sipas Meçes, Veliaj ndoqi strategji të gabuar. Për ish ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, Meçe deklaroi se që në tetor, ndaj saj kishte nisur hetim, ndaj dha ajo e dinte fundin e saj politik.

Meçe tha:

“Gjërat janë bërë evidente. Erion Veliaj, në kuadër të strategjisë, ka tentuar të tërheqë Ramën në fushëbetejën e vet. Strategjia e Erion Veliajt është e kësaj natyre. Pritej momenti i përjashtimit, ku do të ishte gabim strategjik i Ramës, nëse do të binte në kurthin e Veliajt. Rama e njeh mirë këtë proces. Në asamblenë që sapo kaloi, kjo kartë u dogj. Kemi një akt i cili zbuloi disa skenarë, që praktikisht përfaqësonin elementë të rinj, si skenari i Elisa Spiropalit, ku demonstroi disa qëndrime, sulm të hapur dhe agresivitet. Në mënyrë të posaçme, ajo artikulon faktin që sot Shqipërinë e drejton Belinda Balluku dhe jo Edi Rama. E çuditshme ishte letra e së nesërmes së Veliajt, i cili ndërton kauzën e vet, ku i drejtohet Belinda Ballukut dhe shprehet qartazi që tashmë në Shqipëri nuk po drejton Edi Rama, por Belinda Balluku. Media ka bërë publik faktin se Spiropali dhe familjarët e saj janë proceduar për korrupsion, pastrim parash. Nuk është çështje e filluar tani, por në tetor. Spiropali e dinte mirë rrugën e vet. Kur vjen fundi politik dhe vendoset para sistemit të drejtësisë, ndihma vjen tek konjuktura politike.

Të gjitha përpjekjet publike vërtetojnë se Veliaj dhe Spiropali nuk janë në atë barrikadë socialiste në betejë. Ata kanë zënë një pozicion dhe po godasin PS. Rama nuk u fut në këtë lojë. Veliaj dhe Spiropali dolën zbuluar. Rama avancoi më tej, që Veliaj tenton që këtë luftë ta çojë edhe në bashki. Erion Veliaj tashmë është një i mbytur që tenton të gjejë fije bari për të shpëtuar. Strategjia e tij për të afruar Ramën dhe për ta dërguar çështjen në Strasburg dështoi. Veliaj nuk është personi i cili ka fituar zgjedhjet si individ, ishte i emëruar i PS. Po përdor instrumentin e presionit mbi bashkinë, të prishë punë në bashki, që të imponojë Edi Ramën. Erion Veliaj po përdor kartat e fundit, që të sigurojë aleancë mbështetëse të Ramës, për të kapërcyer këtë problem që ka. Natyrisht, Edi Rama nuk bie në këtë kurth. Veliaj, duke qenë jashtë realitetit, i operon fantazia dhe jo ndërgjegjja”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

November 21, 2026
Shuhet Paolo Bulgari, argjendari i luksit dhe mjeshtri i bizhuterive!

Shuhet Paolo Bulgari, argjendari i luksit dhe mjeshtri i bizhuterive!

November 21, 2026
Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

November 21, 2026
Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!

Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!

November 21, 2026
EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

November 21, 2026
Një “mini-hënë” po rrotullohet rreth Tokës, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor sipas shkencëtarëve!

Një “mini-hënë” po rrotullohet rreth Tokës, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor sipas shkencëtarëve!

November 21, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Sulmi kibernetik ndaj FBI-së, reagon Presidenti amerikan Donald Trump: Nuk më pëlqen kjo!

November 21, 2026
Kategoria Superiore/ Teuta rikthehet te fitorja pas katër ndeshjesh, mposht Laçin!

Kategoria Superiore/ Teuta rikthehet te fitorja pas katër ndeshjesh, mposht Laçin!

November 21, 2026
Rama hap garën brenda PS-së për këshilltarët bashkiakë në Tiranë

Programi për strehimin e përballueshëm, Rama: Nga viti i ardhshëm, 10 mijë familje të reja marrin çelësat e shtëpisë!

November 21, 2026
Atentati i dyshuar nga Moska, Danimarka i bën thirrje vendeve të BE për masa të forta ndaj Rusisë!

Atentati i dyshuar nga Moska, Danimarka i bën thirrje vendeve të BE për masa të forta ndaj Rusisë!

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In