“Mirënjohje për secilin prej jush”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas largimit të babait drejt Hagës

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe kanë treguar solidaritet në këto ditë të vështira.

Përmes një mesazhi falenderues, Altin Krasniqi, ka vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e marrë nga qytetarët dhe të gjithë ata që janë solidarizuar me ta.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Falenderimi vjen pas ditëve të vështira për familjen Krasniqi, ndërsa kjo e fundit ka vlerësuar çdo mesazh, gjest dhe mbështetje të marrë gjatë kësaj periudhe.

Jakup Krasniqi është larguar të shtunën nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas përfundimit të vizitës katërditore pranë familjes.

Nën masa të rrepta sigurie, ai është përcjellë drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë, ku mbahet në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Largimi i tij është shoqëruar me emocione, lot dhe përqafime. Djali dhe vajza e tij e kanë përshëndetur te dera e shtëpisë, ndërsa familjarët e tjerë e kanë përcjellë nga ballkoni.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi ka kaluar kohë me familjen, nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri