Deputetja e gafave Briseida Çakërri merr përsipër ligjin për blerjet e AKSHI-t pa tendera, hapet rruga për kontrata miliona euro pa garë

Deputetja socialiste Briseida Çakërri, e njohur për gafat e saj në daljet publike dhe në komisionet parlamentare, ka marrë përsipër një nismë ligjore që prek drejtpërdrejt mënyrën se si shpenzohen miliona euro nga paratë publike në sektorin e teknologjisë.

Draft-propozimi i saj për ndryshimet në ligjin për Qeverisjen Elektronike ngre shqetësime serioze, pasi sipas ekspertes Aranita Brahaj, mund t’i hapë rrugën AKSHI-t dhe kompanive të lidhura me të për të kryer blerje softuerësh dhe licencash pa procedurat e zakonshme të prokurimit publik.

Deputetja e gafave Briseida Çakërri merr përsipër ligjinDeputetja e gafave Briseida Çakërri merr përsipër ligjin

Çakërri, e cila në formimin e saj akademik ka studime në financë dhe administrim publik, por jo në teknologjinë e informacionit, është bërë kështu protagoniste e një nisme që prek një nga sektorët më të ndjeshëm të administratës dhe të financave shtetërore. Pikërisht mungesa e mekanizmave të qartë të kontrollit dhe konkurrencës është në qendër të kritikave të ngritura ndaj draftit.

Nisma ngre dyshime edhe për rolin e Kryeministrisë dhe interesat që mund të qëndrojnë pas këtij ndryshimi ligjor.

Drejtoresha e qendrës AIS, Aranita Brahaj, vlerëson se propozimi shkon edhe më tej se modeli i kompanisë shtetërore KAYO, duke eliminuar filtrat konkurrues dhe mekanizmat e kontraktimit brenda sektorit publik për blerjen e licencave afatgjata në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

“Nëse KAYO ishte kontraktim jashtë prokurimit, me disa rregulla brenda sektorit shtetëror (apo in-house), draftligji Çakeri është ‘pa asnjë regjim prokurimi dhe kontraktimi in-house’”, shprehet Brahaj.

Sipas saj, skema e propozuar mund ta reduktojë procesin në katër hapa: miratohet ligji, lidhet kontrata, paguhen paratë dhe kontrata vijon të prodhojë efekte edhe përtej vitit buxhetor kur është nënshkruar.

Pra, shqetësimi kryesor është se blerjet mund të kryhen pa një verifikim paraprak nëse shërbimet mund të realizohen nga vetë strukturat shtetërore dhe pa mekanizma të qartë konkurrimi e kontrolli për shoqëritë e sektorit TIK.

Brahaj ngre pikëpyetje edhe mbi shpejtësinë e procedimit të nismës. Duke qenë një projektligj i propozuar nga deputetja, sipas saj, ekziston rreziku i shmangies së një procesi të gjerë konsultimi publik, duke krijuar mundësinë që kontratat të lidhen dhe pagesat të kryhen në një kohë shumë të shkurtër.

Për të ilustruar rrezikun e pagesave të përshpejtuara në mungesë të konkurrencës, ekspertja sjell si shembull kontratën e dhjetorit 2022 me kompaninë turke “Baykar Makina”.

Sipas të dhënave të referuara prej saj, vetëm dy ditë pas nënshkrimit të kontratës, më 20 dhjetor, Forca Ajrore urdhëroi pagesën e rreth 989.1 milionë lekëve, ose 9.25 milionë dollarëve, për vitin 2022. Deri në vitin 2023, pagesat për sistemet dhe pajisjet përkatëse kishin arritur në rreth 20 milionë dollarë.

Brahaj ngre edhe dyshime për interesat që mund të fshihen pas nxitimit për miratimin e kësaj nisme, duke vënë në pikëpyetje ndikimin e mundshëm të lobimit në vendimmarrjen qeveritare.

“Me këtë shpejtësi veprimi, kushedi kush lobist i ka zënë derën Kryeministrit, se nuk pret puna as për modelin KAYO.”

Kështu, ndërsa deputetja Çakërri mban firmën mbi një draft që prek blerjet teknologjike të shtetit, mbetet për t’u parë se çfarë garancish do të ofrojë kjo nismë për transparencën, konkurrencën dhe kontrollin mbi paratë e taksapaguesve.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri