Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Final Sale”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave

Kapen në flagrancë me doza kanabisi, pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në doza, 1 automjet dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit operacional “Shkolla të Pastra” dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi K. K., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Këta shtetas u kapën pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës, me nga një sasi të vogël kanabisi të ndarë në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri