AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Amerika pas zgjedhjeve të mesmandatit

Demokratët dolën fitimtarë në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke ruajtur koherencën e mesazhit të tyre dhe duke e përqendruar vëmendjen te përballueshmëria e kostos së jetesës. Megjithatë, për votuesit, ka një dallim të madh mes votimit kundër administratës në pushtet dhe dhënies së mbështetjes për alternativën e saj politike.

Richard N. HaassRichard N. HaassngaRichard N. Haass
4 seconds më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
sranson veteran 2698167 1920
Foto ilustruese: Pixabay.

Partia që nuk është në pushtet priret të korrë rezultate të mira në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, dhe votimi i fundit nuk bëri përjashtim. Por ajo që ndodhi këtë muaj në Shtetet e Bashkuara ishte diçka më shumë. Shumë më tepër.

Votimi, i cili u dha demokratëve kontroll të plotë mbi të dyja dhomat e Kongresit, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ishte para së gjithash një qortim ndaj presidentit Donald Trump dhe gjithçkaje që ai ka shkaktuar gjatë mandatit të tij të dytë: rritjen e çmimeve si pasojë e tarifave doganore dhe luftës me Iranin, korrupsionin e paprecedentë dhe trajtimin mizor të emigrantëve. Trump dukej gjithnjë e më i shkëputur nga realiteti, duke u përqendruar te projektet e tij të kotësisë – salla e ballove në Shtëpinë e Bardhë, pellgu reflektues pranë Memorialit të Linkolnit, një “Hark i Trump-it” që do të ngrihej me pamje nga Varrezat Kombëtare të Arlingtonit – në vend që të merrej me shqetësimet e amerikanëve të zakonshëm. Trump u kërkoi votuesve të silleshin sikur ai të ishte kandidat në fletën e votimit dhe ata ashtu vepruan.

Trump nuk ishte i vetmi humbës. Elon Musk shpenzoi gati gjysmë miliardë dollarë, pa arritur asgjë konkrete. Republikanët në nivel shtetëror, të cilët kërkuan rishikimin e kufijve të distrikteve zgjedhore të Kongresit në favor të partisë së tyre, nuk ia dolën. Të njëjtin fat patën edhe kompanitë e teknologjisë që synonin të ndërtonin qendra të reja të të dhënave për të mbështetur përpjekjet e tyre në fushën e inteligjencës artificiale.

Izraelit do t’i duhet të përballet me një Kongres më pak mbështetës dhe më pak të prirur të mbyllë sytë përballë asaj që po ndodh në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Humbës ishte edhe kryeministri Benjamin Netanyahu: brenda natës, lidhjet e tij me Trump-in u shndërruan nga një aset në një detyrim politik.

Sa u përket fituesve, do ta nisja me vetë vendin, në kuptimin që fitorja bindëse i kurseu amerikanët nga një krizë e zgjatur politike, e cila mund të kishte pasuar një rezultat të ngushtë zgjedhor, nëse ky nuk do të pranohej nga palët. Vendi fitoi edhe në një kuptim më të gjerë: ringjallja e konkurrencës politike mes dy partive do t’i detyrojë politikanët t’u kushtojnë vëmendje votuesve të qendrës dhe jo vetëm skajeve ekstreme të kampeve të tyre përkatëse.

Demokratët dolën fitimtarë në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke i qëndruar besnikë mesazhit të tyre dhe duke u përqendruar te përballueshmëria e kostos së jetesës. Por, nga këndvështrimi i votuesve, ekziston një dallim i jashtëzakonshëm mes refuzimit të administratës në pushtet dhe përqafimit të alternativës. Fitorja e thellë, në vetvete, nuk përbën një mandat politik. Për të pasur një mandat të tillë, duhet të garohet mbi bazën e një grupi të caktuar politikash, të cilat mbështeten nga shumica e votuesve.

Në pjesën më të madhe, demokratët nuk vepruan kështu. Përballueshmëria e kostos së jetesës nuk është një politikë konkrete. As lufta kundër korrupsionit nuk është e tillë. Ajo që bënë ata, me të drejtë, ishte të paraqisnin një numër kandidatësh tërheqës dhe të përqendroheshin te kostoja e lartë e jetesës, pasurimi personal i Trump-it dhe i rrethit të tij të ngushtë, si dhe mizoria e dëbimeve masive të emigrantëve.

Rreziku qëndron në faktin se shumë demokratë tani mund të shkojnë përtej asaj që u është dhënë me votë, duke pretenduar se kanë një mandat politik, kur në të vërtetë një i tillë nuk ekziston. Në këtë proces, ata mund ta kthejnë vëmendjen kundër vetes – për shembull, duke kërkuar taksim të tepruar, rikthimin e kërkesave për diversitet ose dobësimin sërish të kontrolleve kufitare – në vend që të përqendrohen te masat që janë njëkohësisht të realizueshme dhe të dëshirueshme. Lidershipi i ri të Kongresit duhet të përballojë një punë të vështirë, megjithëse përmasat e fitores së demokratëve e lehtësojnë disi këtë detyrë, pasi dobësojnë fuqinë ndikuese të krahut të majtë të partisë.

Sa u përket republikanëve, rreziku qëndron në shpërfilljen e mesazhit të dhënë nga elektorati. Nga ana e tij, Trump duket se është tronditur nga përmasat e humbjes. Ai tashmë e ka shkarkuar zemërimin mbi shefen e kabinetit të tij, Susie Wiles (e cila dha dorëheqjen), dhe e ka zëvendësuar atë me Stephen Miller-in, arkitektin e një presidence të karakterizuar nga përdorimi i urdhrave ekzekutivë dhe dëbimet masive. Më pas, Trump publikoi një deklaratë ku pretendonte se votimi ishte manipuluar. Lajmi i mirë është se ky pretendim, tërësisht i pambështetur në prova, shkaktoi më shumë kundërshtime sesa gjeti mbështetje.

Në planin afatgjatë, rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit i hapin rrugë garës për zgjedhjen e pasuesit të Trump-it në vitin 2028. Zv/presidenti JD Vance, i cili deri vonë konsiderohej kandidati kryesor, ka avantazhin se ka kundërshtuar luftën me Iranin, por mbart edhe barrën e konsiderueshme të lidhjes së tij të ngushtë me Trump-in. Distancimi i tij nga Trump-i pa e armiqësuar atë premton të jetë një sprovë e pafundme. Mendoj se harta e ndryshuar politike – ku Teksasi dhe madje edhe Florida tashmë janë në lojë, ndërsa shtetet vendimtare të Miçiganit, Pensilvanisë dhe Uiskonsinit qeverisen nga demokratët – do ta bëjë garën për nominimin e kandidatit demokrat për president edhe më konkurruese. Më shumë se një duzinë kandidatësh mund të vendosin të përfshihen në këtë garë.

Për të gjitha këto do të ketë kohë. Për momentin, populli amerikan kërkon lehtësim nga kostot e karburantit, ushqimeve, energjisë elektrike, banesave dhe kujdesit shëndetësor. Heqja e tarifave doganore të pajustifikuara dhe rikthimi i kompetencës për vendosjen e tyre nën autoritetin përkatës janë masa që kanë kuptim. Ndihma ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën duhet të jetë gjithashtu pjesë e agjendës. Për realizimin e të gjitha këtyre masave do të nevojitet miratimi i një sërë ligjesh, idealisht me mbështetjen e republikanëve, të cilët mund ta shohin si të leverdishme politikisht të shfaqen të gatshëm për bashkëpunim ndërpartiak.

Ulja e çmimeve do të kërkojë gjithashtu përfundimin e luftës me Iranin. Sfida do të jetë arritja e kësaj në kushte që qeveria amerikane mund t’i pranojë, sa i përket rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe garantimit që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore. Zgjidhja nuk gjendet te një valë e re sulmesh ushtarake, të cilat do të rrezikonin një përshkallëzim katastrofik, pa ofruar perspektivën e rezultateve konstruktive.

Demokratët do të kenë pak mundësi për të ndikuar në të gjitha këto zhvillime. Presidentët amerikanë kontrollojnë pjesën më të madhe të pushtetit kur bëhet fjalë për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe përdorimin e forcës ushtarake. Do të jetë në dorën e Trump-it të vendosë për hapat e mëtejshëm ndaj Iranit. Si një president në fund të mandatit, i etur për t’i kujtuar vendit dhe botës se ende është ai që mban frenat e pushtetit, Trump mund të këmbëngulë edhe më shumë në luftën e tij të pamenduar dhe të zgjedhur vetë. Megjithatë, të paktën deri më tani, deklaratat e tij sugjerojnë të kundërtën.

Problemi është se përfundimi i luftës do të kërkojë bashkëpunimin e Iranit, udhëheqësit e të cilit mund t’i interpretojnë rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit si një arsye për të kërkuar më shumë lëshime nga një Trump i dobësuar politikisht. Shtetet e Bashkuara e tejkaluan masën kur nisën luftën, por tani edhe Irani mund t’i nënshtrohet të njëjtit tundim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. America After the Midterms

Etiketa: Donald TrumpSHBAzgjedhje
sranson veteran 2698167 1920

Amerika pas zgjedhjeve të mesmandatit

20:23 | 21/11/2026
gvvkzqw 202611021653111135

Revoltat e të rinjve

07:25 | 21/11/2026
ibkrgjb 20260805210331134

FMN kundërshton uljen e TVSH-së për ushqimet dhe heqjen e taksës së qarkullimit

21:45 | 20/11/2026
Basti i madh i Macron u shpërblye

Rrënjët e dështimit të Emmanuel Macron

17:12 | 20/11/2026
vlore

Konfiskohen 16 milionë euro prona të Artur Shehut dhe rrethit të tij në Ujë të Ftohtë

13:45 | 20/11/2026
whatsapp image 2026 11 19 at 6.50.18 pm

Arrestimet e paligjshme, avokatët kërkojnë të mbahet përgjegjësi nga Policia e Shtetit

12:56 | 20/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.