Edhe Norvegjia i është bashkuar valës s vendeve që bien pre e sulmeve kibernetike. Së fundmi, sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Norvegjeze e Digjitalizimit. Sulmi kishte në shënjestër platformën, e cila shërben si sistem kombëtar për identifikimin e qytetarëve dhe aksesin e tyre në shërbimet publike digjitale. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse hakerat kanë mundur të vjedhin të dhënat e qytetarëve. Sulmi në Norvegji vjen pas një vale sulmesh të ngjashme kibernetike që kanë goditur Francën dhe SHBA-në, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e sistemeve dhe infrastrukturës digjitale në disa vende.