• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Lara Colturi pushtoi Kupën e Botës, familja shpërthen në lot gëzimi! Projekti që nisi katër vite më parë

by A. Q
21/11/2026 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas nëntë podiumeve, skiatorja kuqezi prek majën për herë të parë në karrierë.

Një histori e jashtëzakonshme familjare, një projekt që nisi në vitin 2022 me Shqipërinë dhe tashmë po korr suksesin më të madh. Lara merr edhe kryesimin e përgjithshëm të Kupës së Botës.

Lara Colturi ka shkruar historinë! Skiatorja kuqezi ka arritur fitoren e parë në karrierë në një etapë të Kupës së Botës në ski alpine, duke triumfuar në slalomin e Gurglit në Austri. Në moshën vetëm 20-vjeçare, pas nëntë podiumeve, më në fund ka ardhur ngjitja në shkallën më të lartë të podiumit për talentin që garon nën flamurin shqiptar.

Një sukses që merr edhe më shumë vlerë për mënyrën se si është ndërtuar kjo histori. Pas këtij triumfi qëndron një projekt familjar, i nisur në vitin 2022, kur familja Colturi zgjodhi Shqipërinë për të përfaqësuar Larën në arenën ndërkombëtare. Një bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Skive, të drejtuar nga Elvis Toçi, që tashmë po jep rezultate të jashtëzakonshme.

Në Gurgl, aty ku dy vite më parë kishte regjistruar podiumin e parë në Kupën e Botës, Lara u rikthye për të përjetuar emocionin më të madh të karrierës. Pas një gare të parë të vështirë, të ndikuar edhe nga kushtet atmosferike, skiatorja shqiptare zhvilloi një zbritje të shkëlqyer në garën e dytë, duke lënë pas rivalet suedeze dhe duke siguruar fitoren historike.

Në intervistën e parë pas triumfit, emocionet ishin të dukshme. Lara nuk e fshehu mirënjohjen për njerëzit që e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim, duke ia dedikuar suksesin familjes dhe të gjithë ekipit. “Është diçka e çmendur dhe e pabesueshme. Jam shumë mirënjohëse që po përjetoj këtë emocion, së bashku me të gjithë ekipin tim. Këtu erdhi edhe podiumi im i parë, dy vite më parë. E dija që ishim në rrugën e duhur dhe po punonim fort”, u shpreh Colturi.

Më pas, në intervistën për RAI Sport, ajo theksoi se pas këtij suksesi qëndron puna e shumë viteve, duke vënë në plan të parë familjen dhe njerëzit që e kanë mbështetur në çdo hap. “Pa ata nuk do të isha këtu. Edhe gjyshërit e mi janë këtu, ndërsa Yuri garoi në të dyja zbritjet. Sot është një përmbledhje e gjithë punës që kemi bërë gjatë këtyre viteve, por sezoni është ende i gjatë”, deklaroi skiatorja shqiptare.

Një histori brenda historisë është edhe ajo e familjes Colturi. Nëna e saj, Daniela Ceccarelli, kampione olimpike në Salt Lake City 2002, është një prej figurave kryesore të projektit, ndërsa babai Alessandro dhe vëllai i vogël Yuri janë gjithmonë pranë saj. Madje, Yuri ishte edhe vetë në pistë, duke përjetuar nga afër atmosferën e një gare të Kupës së Botës.

Me këtë fitore, Lara merr edhe kryesimin e vetëm të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, duke konfirmuar se nuk është më thjesht një talent premtues, por një emër që mund të luftojë me më të mirat e botës. Megjithatë, ajo preferon të mos vendosë objektiva të mëdha përpara vetes: “Kupa e Botës nuk është një shqetësim për mua, as renditja e përgjithshme dhe as ajo e slalomit apo gjigantit. Unë vij në portën e nisjes dhe dua të argëtohem. Super-G më pëlqen shumë, është kënaqësi, por nuk do t’i bëj të gjitha garat”, tha Colturi.

Shqipëria feston një fitore historike në sportet dimërore. Një projekt i nisur me besim katër vite më parë tashmë ka prodhuar kampionen e parë të një etape të Kupës së Botës. Dhe historia e Lara Colturit duket se sapo ka nisur. /TCH/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Lara Colturi pushtoi Kupën e Botës, familja shpërthen në lot gëzimi! Projekti që nisi katër vite më parë

Sot Lara Colturi pushtoi Kupën e Botës, familja shpërthen në lot gëzimi! Projekti që nisi katër vite më parë

November 21, 2026
Analiza e DW/ Cila do të jetë perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas Brexit?

Britanikët ndërrojnë mendje pas një dekade, sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore!

November 21, 2026
Kosova, Rusia, Bashkimi Evropian: Cila është politika e jashtme e Listës Studentore?

Kosova, Rusia, Bashkimi Evropian: Cila është politika e jashtme e Listës Studentore?

November 21, 2026
Dita e Alfabetit/ Presidenti Begaj i bën apel politikanëve në Shkup: Të bëhen bashkë për gjuhën shqipe!

Dita e Alfabetit/ Presidenti Begaj i bën apel politikanëve në Shkup: Të bëhen bashkë për gjuhën shqipe!

November 21, 2026
Mbyllet pas pesë orësh protesta në ditën e 175-të, i vetmi incident djegia e disa kazanëve!

Mbyllet pas pesë orësh protesta në ditën e 175-të, i vetmi incident djegia e disa kazanëve!

November 21, 2026
Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! Linçimi pa baza…

Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! Linçimi pa baza…

November 21, 2026
“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

November 21, 2026
Shuhet Paolo Bulgari, argjendari i luksit dhe mjeshtri i bizhuterive!

Shuhet Paolo Bulgari, argjendari i luksit dhe mjeshtri i bizhuterive!

November 21, 2026
Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

November 21, 2026
Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!

Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In