Vllaznia merr një tjetër fitore shumë të rëndësishme, këtë herë jashtë fushe, ndaj Partizanit. Ishte një duel mbijetese në nisje, edhe pse përballë ishin dy nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar.
Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 56-të nga Balaj me 11- metërsh. Penallti për Vllazninë pas prekjes me dorë nga një futbollist i Partizanit dhe kapiteni e kthen në gol me gjakftohtësi.
Në minutat e mbetura, kuqeblutë u kujdesën të ruajnë fitoren, edhe pse luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 74-ët. Vllaznia ia doli, mori fitoren dhe tashmë ka 15 pikë, në vendin e 7-të por duke iu larguar fundit të ftohtë të tabelës.





