Pas pesë fitoresh rresht, Arsenal është ndalur në barazim 2-2 në transfertën ndaj Newcastle, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.
Sfida në “St.James’Park” u zhbllokua në minutën e 33-të, ku Eberechi Eze gjeti golin, pas një asisti fantastik të Kai Havertz. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Arsenalin.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët në pak minuta përmbysën shifrat. Në minutën e 49-të, Harvey Barnes barazon fillimisht shifrat, pas asistit të Osula. Në minutën e 62-të, Malick Thiaw shënon golin e dytë për vendasit pas një krosimi në nga goditja e këndit dhe rrëmujës që u krijua në zonë.
Në minutën e 70-të, Arsenal merr goditjen e radhës. Dëmtohet David Raya, në vend të tij futet portieri i dytë, Kepa Arrizabalaga. Në minutën e 78-të, kundërsulm i shpejtë i londinezëve të cilët barazojnë shfirat 2-2 me Noni Madueke.
Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Sfida mbyllet 2-2. Arsenal mban vendin e parë me 28 pikë. Newcastle mbetet në vendin e 12-të.







