Inteligjenca artificiale mund të ketë zbardhur një nga enigmat më të mëdha të matematikës

Një studiues i punësuar në kompaninë teknologjike Anthropic ka bërë të ditur se ka arritur të zgjidhë një nga problemet më të njohura dhe më të ndërlikuara në historinë e matematikës, me ndihmën e sistemit të inteligjencës artificiale Claude.

Levent Alpoge njoftoi të premten se së bashku me inteligjencën artificiale ka gjetur një provë për Hipotezën e Riemann-it, e cila ka mbetur e pazgjidhur që nga viti 1859. Kjo hipotezë ka të bëjë me mënyrën se si shpërndahen numrat e thjeshtë dhe cilësohet si një nga sfidat më të mëdha të matematikës bashkëkohore.

Të lidhura

None found

Pesha e këtij pretendimi është e konsiderueshme. Hipoteza bën pjesë në shtatë problemet e Mijëvjeçarit, dhe Instituti Clay ofron një shpërblim prej 1 milion dollarësh për zgjidhjen e secilit prej tyre.

Sidoqoftë, lajmi duhet pritur me kujdes: ende nuk është vërtetuar që prova është e saktë. Argumentimi është shpërndarë në gjuhën programuese Lean dhe përfshin rreth 17 milionë rreshta kodi. Profesorë të matematikës në universitete britanike po punojnë për të kuptuar dhe verifikuar rezultatet.

Sipas ekspertëve, ky proces mund të kërkojë disa javë. Nëse prova vërtetohet, do të përbënte një nga arritjet më të mëdha të inteligjencës artificiale, me ndikim të mundshëm edhe në fushën e kriptografisë dhe sigurisë në internet.


Shtuar më 21.11.2026 20:37

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet