Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bë qendra e vëmendjes në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi se është “i bekuar gjenetikisht”, duke e lidhur këtë me aftësinë e tij për të kuptuar shkencën dhe teknologjinë.
Gjatë fjalës së tij, Trump përmendi lidhjen familjare me Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT), ku xhaxhai i tij, John George Trump, punoi si profesor dhe shkencëtar për shumë dekada.
Të lidhura
None found
“Kam njohuri të mëdha për MIT-in, sepse një anëtar i familjes sime kaloi jetën atje. Ai konsiderohet si një nga profesorët më të mëdhenj në historinë e MIT-it. Kështu që kam një kuptim shumë të mirë dhe mendoj se ndoshta jam i bekuar gjenetikisht”, deklaroi presidenti amerikan.
Kjo deklaratë erdhi teksa Trump po fliste për rrezikun e armëve bërthamore dhe për takimin që pati me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping.

Ai shtoi se tri fuqitë e mëdha kanë diskutuar për përgjegjësinë që kanë për të reduktuar kërcënimin që armët bërthamore paraqesin për botën.
Sipas The Independent, në momentin kur Trump shqiptoi fjalinë për bekimin gjenetik, kamerat kapën Vance dhe Rubion teksa buzëqeshnin dhe shkëmbenin vështrime me njëri-tjetrin. Reagimi i të dy zyrtarëve të lartë amerikanë u përhap shpejt në rrjetet sociale, ku pamjet e tyre filluan të shpërndahen masivisht.
Trump iu referua edhe një herë xhaxhait të tij, John Trump, i cili mbetet një figurë e rëndësishme akademike në MIT.
Në raste të tjera, presidenti amerikan ka përmendur gjithashtu karrierën shkencore të xhaxhait, duke e lidhur atë me interesin dhe aftësitë e tij për të kuptuar çështjet teknologjike dhe shkencore.







