Berisha për paralajmërimin e SHBA-së: S’ka kërcënim konkret ndaj Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka lëshuar një paralajmërim sigurie, përmes të cilit u rekomandon shtetasve amerikanë kujdes të shtuar gjatë periudhës së festave në Evropë.

Në njoftimin e publikuar më 16 nëntor, tërhiqet vëmendja për rrezikun e mundshëm të sulmeve terroriste, përfshirë edhe rastet kur autorë veprojnë të vetëm. Ndër vendet ku kërkohet vigjilencë më e madhe përmenden grumbullimet e mëdha, panairet festive, qendrat tregtare, nyjet e transportit dhe objektet e kultit.

Të lidhura

None found

Eksperti i sigurisë Fidair Berisha vlerëson se paralajmërimi i Ambasadës Amerikane duhet të merret me seriozitet, por jo të shkaktojë panik te qytetarët.

Image

Ai sqaroi se nga përmbajtja e tij nuk rezulton ndonjë kërcënim konkret ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se kemi të bëjmë me një paralajmërim të përgjithshëm për rreziqet që mund të shfaqen gjatë sezonit të festave.

Sidoqoftë, Berisha nënvizoi se rreziku i terrorizmit dhe i veprimeve nga individë të vetëm nuk duhet nënvlerësuar, sepse këto dukuri përbëjnë sfidë për sigurinë në çdo vend. Sipas tij, as Kosova nuk është e përjashtuar nga këto rreziqe dhe duhet të ruajë vigjilencën.

Duke folur për rolin e institucioneve, ai u shpreh se duhet të rriten masat parandaluese, të forcohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe të ketë koordinim të vazhdueshëm. Sipas ekspertit, përgatitja institucionale nuk duhet të kufizohet vetëm në reagim pas një incidenti, por duhet të përqendrohet para së gjithash te parandalimi dhe identifikimi në kohë i kërcënimeve.

Në fund, ai u dërgoi qytetarëve mesazhin se nuk ka arsye për panik ose për ndryshim të aktiviteteve të përditshme, por se duhet të tregojnë kujdes dhe vigjilencë. Siguria, shtoi ai, kërkon përgjegjësi institucionale, bashkëpunim dhe parandalim të vazhdueshëm.


Shtuar më 21.11.2026 20:49

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet