Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët

    UNICEF ngre alarmin dhe zbulon shifrat tronditëse të luftës: Mbi 1 mijë fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

    Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » UNICEF ngre alarmin dhe zbulon shifrat tronditëse të luftës: Mbi 1 mijë fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë
    Botë

    UNICEF ngre alarmin dhe zbulon shifrat tronditëse të luftës: Mbi 1 mijë fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

    November 21, 2026
    Screenshot

    Lufta në Ukrainë po shkakton një bilanc gjithnjë e më tragjik mes fëmijëve. Të paktën 1,144 fëmijë janë vrarë ose plagosur gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave të konfirmuara në tre vitet e fundit.

    Alarmi është ngritur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), i cili paralajmëron për përshkallëzimin e dhunës dhe pasojat e sulmeve të vazhdueshme ndaj popullsisë civile.

    Sipas të dhënave të publikuara nga organizata, bazuar në verifikimet e Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, nga janari deri në tetor janë vrarë të paktën 114 fëmijë, ndërsa 1,030 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kjo do të thotë se mesatarisht më shumë se tre fëmijë humbin jetën ose lëndohen çdo ditë si pasojë e luftës.

    Situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajit tetor, kur në të gjithë vendin u vranë ose u plagosën të paktën 146 fëmijë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 150 për qind.

    UNICEF vëren se, ndonëse kanë mbetur ende dy muaj deri në përfundim të vitit, numri i fëmijëve të vrarë gjatë vitit 2026 e ka kaluar tashmë me më shumë se 20 për qind totalin e viktimave të regjistruara gjatë gjithë vitit 2025. Ndërkohë, numri i fëmijëve të plagosur është rritur me afro 60 për qind.

    Përfaqësuesja e UNICEF-it në Ukrainë, Anne-Claire Dufay, ka theksuar se fëmijët po paguajnë një çmim të papranueshëm për këtë luftë, duke paralajmëruar se pasojat e plagosjeve mund të jenë afatgjata, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik.

    “Çdo fëmijë që humb jetën është një jetë dhe një e ardhme e shuar, ndërsa çdo fëmijë i plagosur mund të përballet me pasoja të përhershme fizike dhe psikologjike. Fëmijët duhet të mbrohen kudo që ndodhen”, është shprehur ajo.

    Sulmet godasin shkollat dhe zonat civile

    Sulmet me raketa dhe dronë vijojnë të rrezikojnë fëmijët dhe familjet e tyre në banesa, shkolla dhe komunitete, përfshirë edhe zona që ndodhen larg vijës së frontit.

    Gjatë muajit nëntor janë regjistruar disa episode të rënda me pasoja për popullsinë civile. Më 2 nëntor, një sulm ndaj një kompleksi shkollor në juglindje të Ukrainës, ku ishte ngritur një strehë nëntokësore për qytetarët dhe shpërndahej ndihmë humanitare, raportohet se shkaktoi 72 viktima. Katër persona rezultojnë ende të zhdukur.

    Ndërsa më 13 nëntor, një sulm në qytetin e Zaporizhias i mori jetën një 17-vjeçari dhe plagosi tetë fëmijë të tjerë.

    Shqetësues është edhe bilanci i sulmeve ndaj institucioneve arsimore. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë raportimit të UNICEF-it, këtë vit janë verifikuar rreth 270 sulme ndaj objekteve arsimore në Ukrainë. Një prej tyre ishte edhe një kopsht fëmijësh në lagjen Solomianskyi të Kievit, i cili u godit për herë të dytë më 7 nëntor. Goditja ndodhi gjatë natës, kur fëmijët nuk ndodheshin në godinë, ndaj nuk pati viktima.

    Sulmet ndaj energjisë, në nivelin më të lartë që prej vitit 2022

    Përveç viktimave në radhët e civilëve, UNICEF ngre alarmin edhe për dëmtimin e infrastrukturës jetike. Sulmet e verifikuara ndaj objekteve energjetike gjatë vitit 2026 kanë arritur nivelin më të lartë që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

    Sipas organizatës, numri i sulmeve të konfirmuara ndaj kësaj infrastrukture është tashmë 78 për qind më i lartë se totali i regjistruar gjatë gjithë vitit 2025.

    Dëmtimi i centraleve elektrike dhe objekteve të ngrohjes ka detyruar shumicën e rajoneve të Ukrainës të zbatojnë ndërprerje të planifikuara të energjisë, të cilat zgjasin nga 4 deri në 18 orë. Në fillim të nëntorit, në disa zona ndërprerjet kanë kaluar edhe 12 orë.

    UNICEF paralajmëron se këto zhvillime e bëjnë dimrin veçanërisht të vështirë për fëmijët dhe familjet, të cilat përballen jo vetëm me rrezikun e sulmeve, por edhe me mungesën e energjisë elektrike dhe ngrohjes.

    Alarmin fëmijë UNICEF vravë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët

    November 21, 2026

    UNICEF ngre alarmin dhe zbulon shifrat tronditëse të luftës: Mbi 1 mijë fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

    November 21, 2026

    Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë

    November 21, 2026

    Hoxha: Shqipja ADN-ja e identitetit tonë, synojmë ta dëgjojmë edhe si gjuhë zyrtare në BE

    November 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.