Volejboll/ Kupa nis pa surpriza: Pogradeci e Partizani komandojnë në Grupin A, fitojnë edhe Tirana e Skënderbeu

21 Nëntor 2026
21:01
Telesport
back button

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka nisur sot me ndeshjet e para të fazës së grupeve. Pas përfundimit të fazës së parë të Superligës, ekipet janë ndarë në dy grupe në bazë të renditjes së kampionatit.

Në Grupin A, ekipi i Pogradecit, kampion në fuqi, fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë së vendit të fundit (25-15, 25-9, 25-8). Një ndeshje që ishte si një stërvitore për pogradecaret.

Më e bukur ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, me të kuqtë që fituan 3-1 (25-22, 29-31, 25-20, 25-21). Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, por kryeqytetaset u treguan më të sakta në momentet vendimtare.

Në Grupin B, skuadra e Tiranës mundi 3-0 në “Fahrie Hoti” rivalet e Lushnjës (25-7, 25-8, 25-20). Takimi u komandua nga bardheblutë, që treguan epërsi në fushë, duke e merituar fitoren.

Vuan disi, por në fund Skënderbeu arrin të mundë 3-0 Dinamon (25-15, 25-17, 25-21). Blutë, me përforcime ditët e fundit, nuk arritën dot të rivalizojnë dot deri në fund dhe korcaret e merituan fitoren.

Kupa e Shqipërisë-Femra, Grupi A

Dita e parë

Pogradeci – Vllaznia, 3-0

Partizani – Teuta, 3-1

Renditja: Pogradeci 3 pikë, Partizani 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.

Kupa e Shqipërisë-Femra, Grupi B

Dita e parë

Tirana – Lushnja, 3-0

Skënderbeu – Dinamo, 3-0

Renditja: Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Dinamo 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit