Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke analizuar rezultatet, paraqitjet dhe vendimet që ndikuan në përfundimin e kësaj kampanje.

Gazetari Shkumbin Pireva ka dhënë mendimin e tij sa i përket mos arritjes së vazos së dytë nga Kosova, duke përmendur mungesën e angazhimit të lojtarëve si një ndër faktorët kyç.


“E pamë Leon Avdullahun që shumicën e kohës në dy ndeshjet e fundit gjithmonë kthehej thuajse te 16-shi me me kërku topin, ose me marrë”.

“Mungesa e Hajdarit edhe Dellovës kanë qenë ndoshta arsyet kryesore për humbjen e Kosovës, po edhe barazimin me me Izraelin, pasi që na na kanë mungu në në fillimin e ndërtimit të aksionit, po edhe ato vertikalizimet, pasi të dytë kanë edhe topat e gjatë i kanë shumë të mirë, sidomos në këtë rastin e parë me Austrinë ku luajtëm me dy sulmues krahu, ndoshta një topi gjatë te Zhegrova apo edhe te Rashica e ma vonë te Zabërgja pjesën e dytë kishin mundur me na bo shumë më të rrezikshëm”.

“Këtu po mendoj që ka qenë arsyeja, por përveç saj unë këto dy ndeshje i kam pa ndoshta edhe me pikëpyetje për angazhimin e disa futbollistëve, është mendimi im personal”.

“Po, të paktën te njëri gol i Irlandës, unë.. jo te goli i Irlandës, por te prekja me dorë e Hajrizit, unë aty e fajësoj edhe Vedat Muriqin”, ka thënë mes tjerash Pireva.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/