• Kontakt
Saturday, November 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Negociatat në samitin e OKB-së për klimën/ Vendet përplasen për lëndët djegëse fosile

21:39 : 21/11/2026
në AKTUALITET, BOTA

Negociatat në samitin e OKB-së për klimën, COP31, në Turqi kanë ngecur, pasi kanë vazhduar për më shumë se 36 orë përtej afatit të parashikuar, pa arritur dot që shtetet të bien dakord për një marrëveshje të re globale për klimën, shkruan BBC.

Bashkimi Evropian dhe shtetet ishullore të Paqësorit janë pjesë e një grupi që kundërshton projektmarrëveshjen më të fundit, e cila nuk përmban asnjë referencë për uljen e kërkesës globale për lëndë djegëse fosile.

Një tjetër pikë mosmarrëveshjeje lidhet me kërkesën e Grupit të Afrikës për të siguruar angazhime për më shumë fonde të dedikuara për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike – një kërkesë të cilën BE-ja e ka refuzuar më parë.

Ekipet negociatore, të cilat ishte planifikuar të largoheshin të dielën në mëngjes, i kanë shtyrë fluturimet e tyre për të hënën, çka tregon se një marrëveshje nuk duket ende në horizont.

Lexo edhe:

OKB-ja: Më shumë se një milion njerëz në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimore

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

Nëse shtetet nuk arrijnë konsensus – gjë që kërkohet nga procesi i bisedimeve të OKB-së për klimën – negociatat mund të pezullohen.

Në një rast të tillë, samiti do të mbyllej pa marrëveshje dhe do të rinisë vitin e ardhshëm. Kjo ka ndodhur vetëm një herë më parë që kur shtetet filluan të zhvillonin takimet COP për klimën në vitin 1995.

Të shtunën, Komisioneri i BE-së për Klimën, Wopke Hoekstra, deklaroi se nëse blloku nuk arrin të sigurojë “atë që nevojitet në lidhje me veprimet për klimën… atëherë nuk do të ketë marrëveshje”.

Negociatorja kryesore e Mbretërisë së Bashkuar, Sekretarja për Energjinë Miatta Fahnbulleh, u shpreh më optimiste, duke thënë se ekipi i saj po vazhdon të punojë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Këto janë negociata të vështira, por diskutimet mbeten produktive dhe ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje. Mbretëria e Bashkuar po bën përpjekje të fuqishme për të arritur një rezultat dhe ne do të vazhdojmë të punojmë gjatë orëve në vijim për t’i afruar vendet me njëri-tjetrin.”

Një rrezik tjetër është se ekipet negociuese mund të detyrohen të nisen për t’u kthyer në vendet e tyre, çka do të bënte që takimi të humbiste numrin e nevojshëm të shteteve për miratimin e çdo marrëveshjeje globale.

Ministra nga Panamaja, Ishujt Solomon, Bregu i Fildishtë dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të sigurojnë një zotim për heqjen dorë nga nafta, gazi dhe qymyri në marrëveshjen përfundimtare, pasi prodhuesit e lëndëve djegëse fosile – të udhëhequr nga Arabia Saudite – kërkuan heqjen e këtij zotimi.

“Është e papranueshme të kemi një konferencë COP ose një vendim përmbledhës që nuk i përmend fare lëndët djegëse fosile; ne thjesht nuk do ta pranojmë këtë,” deklaroi Juan Carlos Navarro, ministri i Mjedisit i Panamasë.

Të njëjtin qëndrim shprehu edhe ministrja franceze për Tranzicionin Ekologjik, Monique Barbut.

Ajo kritikoi disa referenca në tekst lidhur me kapjen, përdorimin dhe ruajtjen e karbonit – një teknologji që kap emetimet në momentin e çlirimit të tyre dhe i ruan ato nën tokë – duke i cilësuar ato si një “leje” për vendet e tjera që të vazhdojnë të djegin naftë dhe gaz.

“Nuk mund t’i njoftojmë botës se po arrijmë një rritje të temperaturës prej 1,5 gradësh, e ndërkohë të vazhdojmë punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë,” tha Barbut.

Për herë të parë në një COP, marrëveshja – e njohur zyrtarisht si Marrëveshjet e Antalias – mund të pranonte se qëllimi i mbajtjes së rritjes së temperaturës globale nën 1.5C është dështuar.

Bota po hyn në një periudhë të quajtur “tejkalim”.

Përtej kësaj pike, shkencëtarët paralajmërojnë se miliona njerëz të tjerë do të jenë të ekspozuar ndaj rritjes së nivelit të detit dhe nxehtësisë ekstreme.

Por Chris Bowen, ministri i ndryshimeve klimatike dhe energjisë i Australisë, i cili po udhëheq negociatat, kundërshtoi nevojën për të përfshirë gjuhën mbi lëndët djegëse fosile.

Ai argumentoi se ky samit kishte të bënte me zbatimin dhe duhet të përqendrohet në lëvizjen drejt burimeve të energjisë së pastër.

Larg COP, energjia e rinovueshme po rritet me ritme të papara. Për herë të parë këtë vit, një burim modern i rinovueshëm – panelet diellore – ishte kontribuesi më i madh në përmbushjen e kërkesës së re globale për energji, duke tejkaluar naftën dhe gazin.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi gjithashtu këtë javë se sa më e gjatë të jetë ndërprerja e furnizimit me karburant përmes Ngushticës së Hormuzit për shkak të Luftës së Iranit, aq më i fortë është nxitja për të kaluar në energji elektrike të mundësuar nga burimet e rinovueshme.

Megjithatë, këtë javë Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord në një takim në Shenzhen për të rritur prodhimin e naftës përballë ndërprerjes së furnizimit me karburant.

COP-i më i keq ndonjëherë?

Mësohet se një nga propozimet është që çështja e lëndëve djegëse fosile të hiqet nga tryeza e diskutimeve, në këmbim që Arabia Saudite dhe shtete të tjera që varen nga nafta të angazhohen që, deri në vitin 2035, 35% e konsumit të tyre të energjisë të vijë nga energjia elektrike.

Kjo nuk e zgjidh një nga çështjet e tjera kryesore të ngritura nga vendet në zhvillim: mungesën e fondeve.

Versionet e mëparshme të tekstit përfshinin një marrëveshje për të rritur fondet për përshtatje në 120 miliardë dollarë (91 miliardë paund) deri në vitin 2035; megjithatë, ky shifër është hequr tashmë.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për të kërkuar lëmoshë, por për të kërkuar atë që na takon me të drejtë për popullin tonë, i cili po mban peshën kryesore të pasojave të veprimtarisë njerëzore në vendet e zhvilluara,” u shpreh Zanetor Agyeman Rawlings, Ministrja e Mjedisit e Ganës dhe kryesuesja e Grupit Afrikan të negociatorëve.

Aktivistët e klimës dhe grupet mjedisore, të cilët marrin pjesë në këto bisedime si vëzhgues, i kanë kritikuar ashpër negociatat.

“Mund t’ju them pa asnjë dyshim se ky ka qenë COP-i më i keq ndonjëherë,” tha Mohamed Adow nga organizata ‘Powershift Africa’.

Këto grupe zakonisht janë shumë kritike ndaj procesit, duke e konsideruar atë tepër të ngadaltë. Megjithatë, duket se Turqia, si vend pritës, nuk është parë me sy të mirë, pasi kryenegociatori i saj u largua nga disa diskutime vendimtare, duke bërë që shumë vende të ndihen “të shpërfillura”, sipas një vëzhguesi.

Etiketa: klimeOKB

Lajme të lidhura

BOTA

OKB-ja: Më shumë se një milion njerëz në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimore

19:33 : 11/11/2026
BOTA

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

18:43 : 03/11/2026
AKTUALITET

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta

18:40 : 31/10/2026
AKTUALITET

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

10:10 : 30/10/2026
BOTA

Raporti: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

08:47 : 28/10/2026
BOTA

OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin ‘El Ninjo’

18:03 : 21/10/2026

TË GJITHA

Negociatat në samitin e OKB-së për klimën/ Vendet përplasen për lëndët djegëse fosile

21:39 : 21/11/2026

“Jam i bekuar gjenetikisht”, kamerat filmojnë reagimin e Rubios dhe Vance pas deklaratës së Trump

21:20 : 21/11/2026

Greva “paralizon” aeroportin e Brukselit, dhjetra anulime fluturimesh të hënën

21:07 : 21/11/2026

Raketa ruse në Poloni/ Paralajmëron Rutte: NATO do mbrojë çdo centimetër

20:50 : 21/11/2026

Mbyllet protesta kundër qeverisë, paralajmërohet tubim masiv më 28 Nëntor

20:25 : 21/11/2026

Kreu i inteligjencës britanike: Putin mund të fillojë aksidentalisht Luftën e Tretë Botërore

20:16 : 21/11/2026

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

20:03 : 21/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com