Real Madrid befasohet nga Celta Vigo në pjesën e parë. Mbappe gabon nga pika e bardhë e penalltisë (video)

21 Nëntor 2026
21:54
Telesport
back button

Pjesa e parë në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Celta Vigos është mbyllur 0-1 për miqtë, të cilët e nisën në mënyrë të shkëlqyer duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një kundërsulmi perfekt Pablo Duran dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Williot Swedberg.

Në minutën e 14-të, goditja me kokë e Bernardo Silva përfundon fare pranë shtyllës së djathtë. Në minutën e 24-të, Arda Guler pengohet brenda zonës dhe të gjithë te Real Madrid kërkojnë penallti, arbitri vijon takimin normalisht.

Në minutën e 33-të, Celta Vigo i afrohet golit të dytë, por goditja e Williot Swedberg përfundon afër shtyllës së djathtë. Në minutën e 37-të, Javier Rodriguez tërheq nga fanella Kylian Mbappe. Arbitri jep penallti për Real Madridin. Godet Mbappe, topi përfundon sipër traversës. Një nga penalltitë më të dobëta në gjithë e karrierën e tij nga Mbappe. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Celta Vigo.

SHIKOGolin

Lajme të tjera

Lajmet e fundit