E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

U mposht nga studentët, Vuçiç paralajmëron bojkotin në zgjedhjet presidenciale

Kreu i grupit parlamentar “Serbia Fiton”, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se në kushtet aktuale pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është e pakuptimtë. Ai shtoi se, nëse Partia Progresive Serbe (SNS) vendos të marrë pjesë në këto zgjedhje, një vendim i tillë mund të merret kundër vullnetit të tij.

Duke folur për televizionin Informer në Parlamentin e Serbisë, Vuçiç pretendoi se shumica qeverisëse do të gjejë rreth “10 satelitë të vegjël” për t’u dhënë legjitimitet zgjedhjeve presidenciale.

“Për herë të parë njerëzit po u shohin fytyrat. Për herë të parë po shohin fytyrat e pushtetarëve dhe aftësitë e tyre. Çfarë zgjedhjesh? Për çfarë po flisni? Do të dalin 10 satelitë të vegjël për t’u dhënë legjitimitet, ose nuk e di se çfarë tjetër”, u shpreh Vuçiç.

Ai theksoi se mund të ndodhë që Asambleja e SNS-së të vendosë për pjesëmarrjen në zgjedhje, pavarësisht kundërshtimit të tij.

Reklamë

“Ndoshta Asambleja e partisë sonë do të marrë vendim që të marrim pjesë, kundër vullnetit tim. Në këto kushte, pjesëmarrja është e pakuptimtë”, deklaroi ai.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të mbahen brenda muajit dhjetor, ndërsa data pritet të shpallet deri ne 27 nentor.

Kujtojmë që në zgjedhje e parakohshme fitoi Lëvizja Studentore duke i dhënë fund qeverisjes 14 vjeçare të Vuçiç dhe partisë së tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.