Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në administratën e Bashkisë së Tiranës, ku kanë nisur shkarkimet e drejtuesve të institucioneve në varësi të saj.
Pas shefes së Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, nga detyra janë larguar edhe kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri, shefja e Urbanistikës, Jona Osmani, si dhe drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve, Zhaneta Beqiri.
Lalaj drejtonte prej një viti e gjysëm një repart sekserësh që e kanë kthyer Tiranën në një kantier ndërtimesh pa leje, zënie hapësirash të përbashkëta, parkime të paligjshme përmes vendosjes arbitrare të tabelave që favorizodhe rrugicat e lagjeve në parkime për zyrat e makinave me qera
Sipas raportimeve, vendimet për largimet janë firmosur nga Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Fierit. Zyrtarët e shkarkuar konsiderohen si figura të afërta me kryeministrin Edi Rama.
Lëvizjet në administratën bashkiake vijnë në një kohë kur përplasja mes dy drejtuesve socialistë është thelluar ndjeshëm.m.k





