Është zbardhur urdhri zyrtar për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, i cili është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Sadleva Bodo.
Një kopje e urdhrit i është përcjellë edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për dijeni.
Dokumenti është klasifikuar me nivelin ‘I kufizuar’, me një afat klasifikimi prej dy vitesh.
Në urdhër, transferimi i Veliajt argumentohet me arsye sigurie, duke iu referuar një informacioni të Drejtorisë së Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me numër 20796, datë 28 tetor 2026.













