Sulm iranian në Bahrein: zjarr në një godinë industriale, raportohen vetëm dëme materiale

Përpara se të ndodhte sulmi, Ministria e Brendshme e Bahreinit kishte paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm dhe u kërkoi qytetarëve dhe banorëve të ruanin qetësinë, të shkonin në vendin më të afërt të sigurt dhe të ndiqnin informacionet e publikuara në kanalet zyrtare.

Më pas, një godinë industriale civile në Bahrein u godit nga një sulm me origjinë iraniane dhe u përfshi nga zjarri.

Të lidhura

None found

Ministria e Brendshme e konfirmoi incidentin dhe njoftoi se, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e Mbrojtjes Civile po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur vendndodhjen e saktë të strukturës së prekur.

Dy banorë i thanë një korrespondenti të agjencisë AFP se kishin parë tym mbi ishullin Sitra, në lindje të Bahreinit. Zona është e njohur për objektet industriale, përfshirë rafinerinë e naftës në pronësi të kompanisë shtetërore Bapco.

Gjatë ditëve të fundit, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka shënjestruar vazhdimisht objekte amerikane në Bahrein. Sipas raportimeve, një prej sulmeve të së mërkurës erdhi pas goditjeve të Shteteve të Bashkuara në ishullin iranian Qeshm.

Më herët, Teherani pretendoi se kishte kapur një dron amerikan që po synonte ishullin, i cili ndodhet në Ngushticën e Hormuzit.


Shtuar më 21.11.2026 22:34

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet