Kryesore

Ashpërsohet “lufta”/ Veliaj shkarkon të besuarit e Ramës në Bashkinë e Tiranës, largohet drejtori i IMT, Rigers Sheqeri dhe ajo e Kopshteve, Zhaneta Beqiri

22:34 - 21.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj po reflektohet gjithnjë e më shumë në administratën e bashkisë, ku kanë nisur lëvizjet në drejtuesit e institucioneve në varësi të saj.

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj ka firmosur largimin nga detyra të disa zyrtarëve, të cilët konsiderohen si figura të afërta me kryeministrin Edi Rama. Këto vendime vijnë në një kohë kur raportet mes dy drejtuesve socialistë janë përkeqësuar ndjeshëm.

Mes emrave të shkarkuar është Rigers Sheqeri, i cili mbante postin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Nga Veliaj është shkarkuar edhe Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë.

Përplasja mes Ramës dhe Veliajt është thelluar edhe më tej pas akuzave të kryebashkiakut se gjatë qëndrimit në paraburgim është kërcënuar në emër të kryeministrit, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me Veliajn, por ka mohuar t’i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese.

Përplasjet të forta ka pasur edhe brenda Partisë Socialiste. Kryeministri Rama ka konfirmuar përjashtimin e Plarent Ndrecës nga strukturat e partisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.