Vala e pakënaqësisë sociale ka mbushur sërish këtë të shtunë rrugët e Francës, në fundjavën e gjashtë radhazi të protestave. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, mbi 82 mijë persona dolën në rrugë në mbarë vendin, prej të cilëve mbi 21 mijë në PariS. Efekte nga turma, perplasje Studentë, sindikata dhe aktivistë të lëvizjes “Jelekët e Verdhë” marshuan në kryeqytet me pankarta kundër rritjes së çmimeve, krizës së strehimit, si dhe ligjit të sapomiratuar që zgjeron mbrojtjen ligjore për policët që përdorin armët.