Reali i Madridit vuajti, por arriti të marrë maksimumin nga ndeshja me Celta Vigon e vlefshme për javën e 13 të La Liga. Në Santiago Bernabeu Los Blancos iu imponuan miqve duke i mundur me përmbysje në rezultat 2-1.

Celta Vigo e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa shënoi që në minutën e 6 me golin e Pablo Duran që shënoi pas një asisti të Ëilliot. Reali i Madridit pati shansin më të mirë për të barazuar në minutën e 39 kur Kylian Mbappe fitoi një 11 metërsh që e ekzekutoi ai vetë, por francezi gaboi totalisht gjuajtjen e tij teksa e dërgoi topin shumë jashtë dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Celta Vigos 1-0.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i barazimit të Realit të Madridit. Në minutën e 66 Jude Bellingham shfrytëzoi një asist të Mbappe për të dërguar topin në rrjetë dhe shifrat shkuan në 1-1. Pak minuta më vonë Camavinga iu afrua golit të dytë, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e Celtas. Kur dukej se kjo sfidë po shkonte drejt barazimit, në minutën e 86 Reali i Madridit gjeti edhe golin e dytë me Carlos Espi për të përmbysur gjithçka e për të fituar këtë ndeshje me rezultatin 2-1 për të shkuar në kuotën e 33 pikëve po aq sa edhe Barcelona që do të luajë ndeshjen e saj me Villarrealin këtë të dielë.

Top Channel