Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Fier–Seman. Sipas njoftimit të policisë, një automjet që drejtohej nga 61-vjeçari me iniciale V. M. është përplasur me një biçikletë. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e biçikletës, shtetasin me iniciale N. P., rreth 80 vjeç, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje. Menjëherë pas aksidentit, shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat drejtuesin 61-vjeçar të automjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.