Kronikë

Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, kryeinspektori Dashnor Sula shkarkon nga detyra 4 inspektorë të AKU

00:40 - 22.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë shkarkuar nga detyra pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e inspektimit të një ngarkese prej 27 tonësh me mish derri me origjinë nga Brazili, të importuar nga subjekti “KING-MIT”. Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, inspektori në Durrës nuk kishte verifikuar plotësisht dokumentacionin e ngarkesës, stabilimentin e autorizuar për eksport dhe vërtetësinë e certifikatës, duke lejuar kalimin e saj në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm, pas shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të përgjegjësive individuale dhe zhvillimit të seancave dëgjimore.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej inspektorëve, me inicialet L.B., i cili ushtronte detyrën në Pikën e Kalimit Kufitar pranë AKU-së në Durrës, është larguar nga detyra për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit të ngarkesës, të stabilimentit të autorizuar për eksport dhe të vërtetësisë së certifikatës

Ndërsa tre inspektorë të tjerë, E.T., K.K. dhe M.G., pranë Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier, janë shkarkuar për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit, mosidentifikimin e të gjitha shkeljeve dhe vendosjen e një mase administrative jo proporcionale me natyrën dhe rëndësinë e tyre.

Më herët kryeinspektori Dashnor Sula ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj kujtdo që shkel ligjin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.