Telekomi i Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar programin e largimit vullnetar nga puna në kuadër të përpjekjeve për rritjen e efikasitetit operacional, optimizimin e shpenzimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjes.
Sipas një komunikate për media gjatë këtij viti janë pranuar 95 aplikime për ndërprerjen vullnetare të marrëdhënies së punës me kompensim financiar.
Kostoja e këtyre largimeve sipas komunikatës është vlerësuar në një shumë prej rreth 2 milionë eurove.
Në komunikatë thuhet se synimi mbetet reduktimi afatgjatë i shpenzimeve operative, duke ruajtur funksionalitetin e ndërmarrjes dhe cilësinë e shërbimeve.
Kjo politikë u pat aplikuar edhe në vitin 2022 dhe sipas Telekomit efektet e saj tashmë janë të matshme.
Edhe
Komunat mirëpresin rishikimin e buxhetit, parasheh pagesa retroaktive të shtesave për përvojën e punës
“Në vitin 2022, nga programi i parë i largimit vullnetar përfituan 302 punonjës, me një kosto prej rreth 6 milionë eurosh. Deri më tani, nga ky program janë kursyer rreth 13 milionë euro në shpenzimet për paga, duke rezultuar në një efekt financiar neto pozitiv prej rreth 7 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se programet e largimit vullnetar nuk janë zbatuar si e drejtë automatike e çdo aplikuesi. “Shqyrtimi i kërkesave është bërë duke marrë parasysh nevojat operative të ndërmarrjes dhe mundësinë e mbulimit të funksioneve përkatëse me kapacitetet ekzistuese”, thuhet në njoftim.
-
ATK: Mbi 900 milionë euro të hyra gjatë vitit 2026
-
Kurti: Largimi i punonjësve të strukturave paralele kërkon procedura ligjore
-
Rreth 40 punëtorë të angazhuar privatisht në KEK ankohen se marrin shumë më pak sesa paga minimale
-
Ibrahimi: Për 4 vjet komunave të Kosovës u janë marrë mbi 382 mln euro nga vendimet gjyqësore