Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit

22 Nëntor 2026 | 08:10

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e kësaj të diele Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Përkrah një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, kreu i qeverisë u ka uruar qytetarëve një fundjavë të qetë, duke vlerësuar rëndësinë historike dhe kombëtare të gjuhës shqipe.

“Mirëmëngjes, dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë,” shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.

Dita e Alfabetit shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 1908, ku intelektualët dhe patriotët shqiptarë të asaj kohe unifikuan alfabetin e gjuhës shqipe, duke vendosur një nga gurët më të rëndësishëm të themelit për identitetin dhe kulturën kombëtare.

Kongresi u zhvillua në Manastir, në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane dhe sot qyteti i Bitolës në Maqedoninë e Veriut, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. Në të morën pjesë 50 delegatë dhe 18 vëzhgues. Kryetar i kongresit ishte Mit’hat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi.

Vendimet e Kongresit të Manastirit i dhanë fund përdorimit të alfabeteve të ndryshme dhe hodhën themelet për një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Në Shqipëri, 22 Nëntori u shpall festë zyrtare në vitin 2023. Kjo datë përkujtohet gjithashtu në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në komunitetet shqiptare në diasporë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj shkarkon kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve dhe Çerdheve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia, ku ndodhet në paraburgim, shkarkimin nga detyra të kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në...
21:45 | 21/11/2026

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë pas marshimit në disa rrugë të Tiranës

Pas marshimit në disa prej rrugëve të kryeqytetit, protestuesit janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë. Situata para Kryeministrisë paraqitet e...
18:59 | 21/11/2026

Aksident fatal në Fier, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë (VIDEO)

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier–Seman. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth...
16:57 | 21/11/2026