• Kontakt
Sunday, November 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi BOTA

Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

08:29 : 22/11/2026
në BOTA

Diplomacia për Ukrainën është në aktivitet të plotë. Krahas takimit mes krerëve të Kinës, SHBA-së dhe Rusisë, Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin, këtë të enjte (19.11.2026) në Berlin u mblodh edhe i ashtuquajturi Koalicion i të Vullnetshmëve për të diskutuar për përfundimin e luftës agresore të Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Vetëm javën e kaluar, evropianët ranë dakord për krijimin e një ekipi negociator që do të përfaqësonte kontinentin në negociatat e mundshme të ardhshme të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Ekipi përbëhet nga të ashtuquajturat shtete E5: Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Polonia, si dhe nga përfaqësues të Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Marrëveshja u arrit pasi dy negociatorët amerikanë sinjalizuan se Evropa duhej të ishte e pranishme në tryezën e raundit të ardhshëm të negociatave.

Në bisedimet e zhvilluara në Abu Dhabi në fillim të javës së kaluar, delegacionet e shteteve që janë përzgjedhur tani kishin qenë të pranishme, por nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në bisedime.

Kaja Kallas pa mandat negociues

Lexo edhe:

Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin

Kovatchev flet për Shqipërinë dhe rrugën drejt BE-së: Nuk mjafton të miratohen ligjet, duhet të zbatohen

Përpara takimit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e cila shpesh cilësohet edhe si kryediplomatja e BE-së, kishte shprehur gatishmërinë për të marrë rolin e kryenegociatores: “Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, traktatet janë shumë të qarta. Antonio Costa dhe Përfaqësuesja e Lartë e përfaqësojnë BE-në në çështjet e sigurisë.”

Antonio Costa është presidenti i Këshillit Evropian, organi ku përfaqësohen të 27 shtetet e BE-së. Kallas shtoi, se krerët e shteteve dhe qeverive mund të merrnin tani një vendim tjetër. Por kur në vitin 2024 u vendos se kush do të merrte postet kryesore në Bashkimin Evropian, kishte qenë e qartë se gjatë pesë viteve të ardhshme do të zhvilloheshin negociata me Rusinë.

Kaja Kallas jo fort e gatshme për kompromis?

Sipas traktateve të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë drejton politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Kjo përfshin edhe përfaqësimin e BE-së në këto fusha diplomatike dhe zhvillimin e dialogut me palët e treta.

Sabina Lange, studiuese në Qendrën për Studime Diplomatike, Ekonomike dhe Juridike në Universitetin e Lubjanës, e mbështet argumentimin e Kallasit.

Sipas saj, shtetet anëtare nuk do t’i shkelnin traktatet, pasi në politikën e jashtme ekziston një hapësirë e gjerë veprimi.

Megjithatë, ky vendim do të kishte pasoja politike.

Lange sheh disa arsye për qëndrimin e evropianëve. Ato lidhen nga njëra anë me vetë Kaja Kallas dhe nga ana tjetër me institucionin që ajo përfaqëson. Kallas mund të perceptohet si një “negociatore veçanërisht e fortë” dhe pak e gatshme për kompromis, e për këtë arsye mund të refuzohet nga pala tjetër. Ish-kryeministrja estoneze njihej si kritike e ashpër e Rusisë që në kohën e emërimit të saj. Veçanërisht nga Gjermania, estonezja është kritikuar edhe për qëndrimin e saj ndaj Izraelit.

Në nivel institucional, pozita e saj mund të dobësohet nga fakti se ajo është e lidhur me mandatin e shteteve anëtare dhe për këtë arsye nuk ka autonomi të plotë në negociata, thotë politologia Lange.

Dobësohet institucioni i Përfaqësueses së Lartë të BE-së?

Paul Taylor, studiues i asociuar në institutin evropian të analizave European Policy Centre (EPC), përmend krahas arsyeve personale edhe faktin se shtetet anëtare nuk dëshirojnë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre kombëtar në një çështje kaq të rëndësishme, ku bëhet fjalë për luftë dhe paqe.

Taylor i konsideron këto zhvillime si një “goditje të rëndë” si për Kallasin, ashtu edhe për institucionin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.

Në një prononcim për DW, analisti politik thotë se Kallas mund ta rifitonte disi pozicionin e saj, nëse do të hartonte së bashku me ministrat e Jashtëm një mandat të mirëfilltë negociues.

E pyetur për përpjekjen e saj të pasuksesshme, Kallas theksoi se vazhdon të jetë e gatshme ta marrë përsipër këtë detyrë.

Në të njëjtën kohë, ajo u shpreh e lehtësuar që kjo çështje, të paktën për momentin, është sqaruar dhe se tani vëmendja mund të përqendrohet te përmbajtja e negociatave. “Ka mjaft punë për të gjithë”, tha politikania estoneze.

A do ta pranojë Rusia ekipin negociator?

Ndërkohë, pala ruse po jep sinjale të përziera nëse do ta pranojë ekipin negociator prej të paktën shtatë anëtarësh.

Pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin amerikan Donald Trump, kreu i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi se përfaqësuesit evropianë mund të vinin në Moskë për të paraqitur qëndrimin e Evropës. Më pas do të vendosej se në çfarë formati do të vazhdonin bisedimet me Ukrainën.

Por as nga këndvështrimi evropian kjo çështje nuk është mbyllur përfundimisht.

Është e vështirë të përfytyrohet që në negociatat e nivelit më të lartë të vendosen plot shtatë karrige për përfaqësuesit e Evropës, krahas presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Pyetjen se kush do ta përfaqësonte Evropën në bisedime të mundshme katërpalëshe, kancelari gjerman Friedrich Merz e hodhi poshtë javën e kaluar në Dublin si të parakohshme/DW

Etiketa: europeKaja Kallasnegociata

Lajme të lidhura

BOTA

Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin

09:15 : 13/11/2026
AKTUALITET

Kovatchev flet për Shqipërinë dhe rrugën drejt BE-së: Nuk mjafton të miratohen ligjet, duhet të zbatohen

22:51 : 10/11/2026
BOTA

Kërcënimet me bombë ndaj fluturimeve në Evropë, agjencitë e sigurisë: Dyshimet çojnë drejt Rusisë

10:03 : 07/11/2026
BOTA

Kaja Kallas: Putin nuk ka të drejtë vetoje mbi sigurinë e Evropës

19:00 : 06/11/2026
AKTUALITET

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

13:02 : 06/11/2026
BOTA

Panik në qiellin e Europës, 5 avionë nën kërcënimin e bombave

16:29 : 03/11/2026

TË GJITHA

Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

08:29 : 22/11/2026

Këmbimi valutor 22 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 22/11/2026

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

08:00 : 22/11/2026

Horoskopi, 22 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 21/11/2026

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22:55 : 21/11/2026

Zbulohet urdhri “i klasifikuar” për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit (dokumenti)

22:32 : 21/11/2026

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dënohen me burg dy shqiptarët – EMRAT

22:15 : 21/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com