Përballjet e fundit të javës së 14-të në Superligë: Ballkani pret Gjilanin, Drita kërkon fitoren ndaj Feronikelit 74

Programi i javës së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës mbyllet sot me dy takime tejet interesante: në Suharekë përballen Ballkani me Gjilanin, ndërsa në Gjilan Drita luan kundër Feronikelit 74.

Fokusi kryesor do të jetë te ndeshja në Suharekë, ku Ballkani mirëpret Gjilanin në një duel mes dy ekipeve që duan t’i afrohen kreut të renditjes.

Të lidhura

None found

Tri herë kampioni i Kosovës ende nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas ndarjes me Sami Sermaxhajn. Suharekasit zënë momentalisht vendin e pestë me 19 pikë dhe synojnë fitoren për të ngjitur pozitat në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani ka treguar stabilitet nën udhëheqjen e Zekirja Ramadanit. Skuadra kuqebardhë ka pesë ndeshje radhazi pa humbje dhe qëndron në pozitën e katërt me 22 pikë.

Në takimin e parë të zhvilluar në muajin shtator, Gjilani kishte fituar me rezultatin minimal 1-0. Kjo sfidë nis në orën 13:00.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të ditës, Drita luan në shtëpi kundër Feronikelit 74. Gjilanasit synojnë rikthimin te fitoret dhe njëkohësisht duan të marrin hak për disfatën 1-0 të pësuar në përballjen e parë ndaj drenicasve.

Drita aktualisht renditet në vendin e tretë me 24 pikë, kurse Feronikeli 74 mban pozitën e shtatë me 15 pikë.

Dueli mes Dritës dhe Feronikelit 74 fillon në orën 15:00.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjokerbet