Formula 1/ Antonelli shënoi kohën më të shpejtë, por pole position është i Verstappen, çfarë ndodhi në Las Vegas Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Las Vegasit, që përveç një faze nën regjimin e Makinës së Sigurisë, u gjallërua(dhe kushtëzua) nga loja e trajektoreve dhe nga përdorimi i energjisë me parakalime dhe kundërparakalimeve nga xhiro e parë deri në të 50.
Pas pilotit holandez, në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastrit të cilët në fillimin e garë kaluan Kimi Antonelli i cili e mbylli këtë Çmim të Madh përpara Pierre Gasly dhe Franco Colapinto me Alpine. Kampioni i saposhpallur i botës me shumë mundësi u tradhtua nga nga një guxim i tepruar në përdorimin e energjisë që për pak sekonda dhe në mënyrë të paevitueshme makina e tij nuk pati potencë. Për Max Verstappen, kjo në Las Vegas ishte fitorja e 4 sezonale dhe të gjitha këto të arritura në fazën e dytë të sezonit.
Ferrari edhe njëherë u përfshi nga kaosi me dy pilotët e tij. Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton(edhe i penalizuar me 10 sekonda për parakalimin e Lando Norris duke prerë shkurt një kthesë) u përfshinë në një betejë dhe në xhiron e 38 pati një kontakt mes tyre me anglezin që përfundoi në vendet e fundit, ndërkohë që Leclerc u penalizua me 10 sekonda. Në fund të garës, Hamilton u rendit në vendin e 7 dhe Leclerc në të 10, pas ish shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz dhe George Russell.
Top Channel