Messi humbet kontrollin dhe godet Tapia-n me top, polemika për kartonin e kuq

Inter Miami e nisi rrugëtimin në play-offin e MLS Cup me një humbje të thellë 3-0 ndaj Columbus Crew, ndërsa vëmendjen e mori një incident i pakëndshëm me protagonist Lionel Messin.

Në fundin e pjesës së parë, ylli argjentinas humbi durimin dhe e goditi me top në fytyrë sulmuesin e Columbusit, Gonzalo Tapia, i cili po përpiqej t’ia vështirësonte ekzekutimin e rivënies anësore.

Të lidhura

None found

I acaruar nga ndërhyrja e kundërshtarit, Messi fillimisht ia shtyu topin në fytyrë sulmuesit Tapia dhe më pas e goditi përsëri me top gjatë ekzekutimit të rivënies anësore.

Gjyqtari Allen Chapman i ndëshkoi të dy lojtarët me karton të verdhë, duke mos e përjashtuar argjentinasin.

Vendimi shkaktoi reagime te stafi i Columbus Crew. Trajneri Laurent Courtois u shpreh se Messi duhej të ndëshkohej me karton të kuq: “Besoj se të gjithë e dinë që ai meritonte më shumë se një karton të verdhë. Është vërtet për të ardhur keq.”

Më vonë, gjyqtari Chapman mbrojti vendimin e tij, duke sqaruar se veprimi i Messit nuk përbënte dhunë në nivelin që do të justifikonte përjashtimin nga loja. “Forca e përdorur ishte e papërfillshme dhe veprimi nuk arriti nivelin e sjelljes së dhunshme,” shpjegoi ai.

Inter Miami po luante me një lojtar më pak edhe para këtij episodi dhe e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol në pjesën e parë nga Gonzalo Tapia, i cili realizoi nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Taha Habroune dyfishoi avantazhin e Columbus Crew, ndërsa Tapia shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 3-0.

Pas ndeshjes, trajneri i Inter Miamit, Kily Gonzalez, pranoi se skuadra e tij ishte larg paraqitjes së dëshiruar.


Shtuar më 22.11.2026 09:56

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjokerbet