Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut
Pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, janë përplasur mes vete gjatë Çmimit të Madh të Las Vegasit, në një garë të fituar nga Max Verstappen.
Incidenti ndodhi në xhiron e 38-të nga 50 gjithsej, kur Leclerc goditi makinën e shokut të tij të skuadrës, duke e rrotulluar atë në pistë.
Si pasojë e kontaktit, Hamilton humbi disa pozicione, ndërsa Leclerc u ndëshkua me 10 sekonda penalizim nga drejtuesit e garës, të cilët e vlerësuan pilotin nga Monako përgjegjës për përplasjen.

Hamilton kërkoi që ekipi ta largonte Leclercun
Gjithçka nisi pasi Hamilton tentoi ta parakalonte Oscar Piastrin me McLaren, por nuk arriti ta përfundonte manovrën. Leclerc u përpoq të shfrytëzonte situatën për ta kaluar britanikun nga brenda, në kthesat e shtatë dhe të tetë, por përfundoi duke goditur makinën e tij.
Përplasja bëri që Hamilton të rrotullohej në pistë dhe të humbiste disa pozicione. Britaniku, megjithatë, arriti ta përfundonte garën në vendin e shtatë, ndërsa Leclerc u rendit i dhjeti.
Chequered flag in Las Vegas 🇺🇸 https://t.co/QdgAzrhRsK
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) November 22, 2026
Tensionet mes dy pilotëve ishin vërejtur edhe para incidentit. Hamilton kishte kërkuar përmes radios që ekipi ta paralajmëronte Leclercun dhe ta largonte nga rruga e tij.
“A mund t’i thuash të largohet? Po përpiqem t’i kap ata që janë përpara”, i tha Hamilton inxhinierit të tij.
Edhe Leclerc kishte shprehur pakënaqësi me mënyrën se si po garonte shoku i skuadrës.
“Ai duhet të jetë i kujdesshëm me atë hapësirë të fundit, sepse kjo nuk do të përfundojë mirë”, kishte deklaruar piloti nga Monako.
Hamilton kishte marrë gjithashtu një penalizim prej 10 sekondash më herët gjatë garës, për shkak të daljes nga pista gjatë tentimit për ta parakaluar Lando Norrisin.
Here's what happened between Lewis and Charles 🎥#F1 #LasVegasGP https://t.co/RIzSRFH3c1
— Formula 1 (@F1) November 22, 2026
Përplasje të tjera mes dy pilotëve këtë sezon
Ky nuk është incidenti i parë mes dy pilotëve të Ferrarit gjatë këtij sezoni. Hamilton dhe Leclerc kanë pasur përplasje dhe mosmarrëveshje edhe në Çmimet e Mëdha të Italisë dhe Meksikës. Pas këtyre episodeve, drejtuesi i ekipit, Fred Vasseur, zhvilloi bisedime me të dy, duke theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë në pistë.
Ferrari mbërriti në Las Vegas pas një serie rezultatesh zhgënjyese, ndërsa as kualifikimet nuk shkuan sipas pritshmërive. Leclerc dhe Hamilton u eliminuan në pjesën e dytë të tyre, duke u renditur përkatësisht në vendet e 11-të dhe të 12-të. Penalizimi i Oscar Piastrit bëri që të dy pilotët e Ferrarit të përparonin nga një pozitë.
Ferrari boss Fred Vasseur says Charles Leclerc's driving was 'unacceptable' after he collided with Lewis Hamilton during the Las Vegas Grand Prix 🗣️ https://t.co/510j1TNbrJ
— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) November 22, 2026
Leclerc kritikoi ekipin pas kualifikimeve për gabimet në përgatitjen e xhiros së fundit të shpejtë, duke pretenduar se Ferrari po humbiste rreth një sekondë ndaj rivalëve në pjesët e drejta të pistës. Ndërkohë, Hamilton u ankua për dëmtime në dyshemenë e makinës dhe probleme me sistemin elektrik.
Përplasja mes dy pilotëve në garë e përkeqësoi edhe më shumë fundjavën e Ferrarit në Las Vegas. /Telegrafi/


































