Zelensky: Trump iu tha udhëheqësve evropianë se po shpenzonin shumë për Ukrainën, nuk dukej si kërcënim

Zelensky: Trump iu tha udhëheqësve evropianë se po shpenzonin shumë për Ukrainën, nuk dukej si kërcënim

09:33, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Donald Trump u ka bërë thirrje udhëheqësve evropianë që të kufizojnë shpenzimet e tyre për luftën në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë, zbuloi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën.

Presidenti ukrainas e bëri të qartë se nuk e merrte këtë qëndrim si kërcënim, por u shfaq më i kujdesshëm se Uashingtoni në lidhje me qëllimin e vërtetë të presidentit rus, Vladimir Putinit për të bërë kompromise.

Ndërhyrja e presidentit amerikan u zhvillua me telefon të enjten, gjatë takimit të “Aleancës së të Vullnetshmwve” në Berlin, disa orë pas samitit trepalësh me Putinin dhe Xi Jinping në Kinë.

“Ai tha se Evropa po shpenzon shumë para dhe se mund t’i shpenzojë ato për nevojat e veta pasi të mbarojë lufta. Nuk tingëllonte si kërcënim”, tha Zelensky, duke folur me gazetarët në Kiev para takimit të tij me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Wes Streeting.

Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë pas takimit Trump dhe Putin në Shenzhen, pas të cilit presidenti amerikan pretendoi se homologu i tij rus shprehu një qëllim të qartë për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë.

“Unë jam pak më i kujdesshëm se amerikanët nëse ai është i gatshëm për kompromise. Ia thashë edhe ekipit amerikan këtë,” vuri në dukje ai.

Mosmarrëveshja kryesore mbetet çështja territoriale, pasi Moska vazhdon të kërkojë që Kievi të lëshojë të gjithë rajonin e Donbasit si kusht për arritjen e paqes. Presidenti ukrainas e hedh poshtë këtë mundësi, duke treguar çmimin e lartë që forcat ukrainase kanë paguar për të mbrojtur rajonin që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.

Nga ana e tij, Putin akuzoi të enjten Ukrainën dhe qeveritë evropiane se nuk dukeshin të gatshme të bënin kompromiset e nevojshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco