Makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin vaditës në Fier
Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit, në Fier, në aksin rrugor që të çon drejt inceneratorit.
Sipas burimeve policore, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në një kthesë, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të identifikuar drejtuesin e mjetit, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të automjetit ka qenë shkaku i daljes nga rruga, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar të gjitha detajet e ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




