Një aksident është regjistruar në zonën e Kallmit në Fier, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës, në aksin që të çon drejt inceneratorit.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në një kthesë, duke dalë nga rruga. Në vendngjarje është gjetur vetëm automjeti, ndërsa ende nuk ka të dhëna për personin që ndodhej në timon.
Për momentin mbetet e paqartë nëse shoferi është larguar vetë nga vendi i aksidentit apo ndodhet ende në zonën përreth, pa u lokalizuar nga autoritetet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon kërkimet për identifikimin e drejtuesit, si dhe hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.













