Ndërhyrja kirurgjikale të hënën/ Erion Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit: Pres përgjigjen e GJKKO-së

Këtë të diel, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të paraqitetnë spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë, e cila është parashikuar për t’u zhvilluar më 23 Nëntor.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Veliaj duhej të kryejë kontrollet dhe analizat paraprake përpara operacionit të parashikuar për të hënën.

Të lidhura

None found

Por, ai ka refuzuar të shkojë në spital, duke deklaruar se i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të marrë një vendim lidhur me ndërhyrjen.

“Unë jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale. Refuzoi të shkoj në spitalin Memorial Fier”, ka thënë ai.

Kryebashkiaku i Tiranës, ka kundërshtuar transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në Fier, duke e cilësuar vendimin si politik dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që e ka kërcënuar nëpërmjet ministrit të Drejtësisë Toni Gogu se duhet të heqë dorë nga bashkia e Tiranës dhe të pranojë përfshirjen në protesta.

Avokati i tij, Plarent Ndreca, tha dy ditë më parë se i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të vendosur në lidhje me operacionin e Veliajt, duke akuzuar se Drejtoria e Burgjeve po kalon në veprime kriminale pasi nuk po miratonte spitalin dhe mjekun ku kërkon kryebashkiaku që të bëjë ndërhyrjen në këmbë.


Shtuar më 22.11.2026 11:10

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet