16 vjet nga vrasja e Arben Sejdiut, Maraj: Autorët dhe urdhërdhënësit ende të panjohur

Në shënimin e 16-vjetorit të vrasjes së Arben Sejdiut, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e Koshares dhe pjesëtarit të gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, komandanti i Koshares, Milazim Maraj, ka rikujtuar bashkëluftëtarin e tij të ndjerë.

Sejdiu u vra më 22 nëntor 2010 dhe Maraj thekson se edhe pas gjithë këtyre viteve, autorët dhe urdhërdhënësit e krimit mbeten të pazbuluar. Ai e përshkroi atë si një luftëtar të përkushtuar për lirinë e Kosovës, një profesionist të shquar në radhët e Policisë së Kosovës dhe një koleg besnik, jeta e të cilit ishte tërësisht në shërbim të lirisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Krenohemi që e patëm në mesin tonë. Por jemi të pikëlluar që as krimineli dhe as urdhërdhënësi nuk u zbuluan”, shkroi Maraj në përkujtimoren e tij.

Ai solli në vëmendje edhe rrethanat e rënda të ngjarjes, duke vënë në dukje se Sejdiu ishte vrarë në shtëpinë e një të afërmi, pavarësisht përkushtimit të tij të plotë në luftë dhe në shërbim të Policisë së Kosovës.

Maraj shprehu gjithashtu zhgënjim për mungesën e rezultateve në zbardhjen e kësaj vrasjeje, duke kritikuar institucionet e Kosovës për dështimin në zbulimin e autorëve dhe urdhërdhënësve.

“Është zhgënjyese që krimineli ende nuk është zbuluar nga asnjë Qeveri e Kosovës e zgjedhur me votë të lirë deri më tani”, theksoi ai.

Në mbyllje, Maraj u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të zbardhin vrasjen e Arben Sejdiut dhe të gjithë atyre që, sipas tij, u vranë pas luftës për shkak të angazhimit të tyre.

“Kosova nuk do të gjejë qetësi derisa kriminelët të zbulohen dhe të dënohen”, përfundoi ai.


Shtuar më 22.11.2026 11:07

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbet