Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.
Sipas planifikimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kryebashkiaku i Tiranës duhej t’i nënshtrohej kontrolleve dhe analizave paraprake përpara operacionit, i cili ishte parashikuar të kryhej të hënën, më 23 nëntor.
“Unë jam drejtuar GJKKOsë për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirugrgjikale. Refuzoi të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Refuzimi i Erion Veliajt për t’u paraqitur në Spitalin Memorial të Fierit ngre pyetje serioze, por përgjigjet duhet të vijnë nga fakte dhe shpjegime zyrtare, jo nga hamendësime. Ai thotë se i është drejtuar GJKKO-së për të vendosur mbi ndërhyrjen.
Nëse ka dyshime për spitalin apo ekipin mjekësor, le t’i bëjë konkrete dhe t’i paraqesë te institucionet përgjegjëse. Ndërkohë njërez afër tij kanë hedhur dyshime se mund ta helmojnë ose ti bëjnë gjilpera me efekt të mëvonshëm vdekjeprurës, sepse janë mjekë turq të Erdogan që mbetet mik i kryeministrit Rama! Kjo ngre dyshime jo të pabazuara mbi dinjitetin e mjekëve.
Por insinuatat për motive të fshehta, përfshirë pretendimet për helmim, nuk duhen trajtuar si fakte pa prova. Ato vetëm e mjegullojnë çështjen dhe cenojnë besimin te mjekët.
Veliaj ka të drejtë të kërkojë kujdes mjekësor të përshtatshëm; institucionet kanë detyrimin ta garantojnë atë dhe të veprojnë sipas ligjit. Specialistët e ligjit thonë se Erion Veliaj ka të drejtë ta zgjedhë vetë spitalin ku do të operohet, qoftë edhe spital privat, porse duhet ta paguajë vetë nëse zgjedh spital privat.
Por si të mos mjaftonte refuzimi i tij, Veliaj ka postuar sot një stgatus për fituesen e vendit të parë në ski në kampionatin boëror: “E mbaj mend Lara Colturin kur e takova për herë të parë dhe si Bashki e Tiranës vendosëm ta mbështesnim në rrugëtimin e saj – një vajzë e shkëlqyer, e punës, plot talent.
E dija se një ditë do të na bënte krenarë, duke ngritur flamurin shqiptar në majën e sportit të skive.
Jam shumë krenar për të, por edhe për vizionin që patëm si Bashki në gjithë këto vite, kur kemi mbështetur e inkurajuar plot sportistë që na kanë nderuar kudo ku kanë garuar.
Të lumtë Lara!”

