Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit.
Sipas burimeve policore, aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Drejtuesi i automjetit nuk është gjetur në vendngjarje. Policia po punon për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave. Nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë braktisur makinën pas aksidentit.